Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bagazh
bagazh:

bagázh,-i m. sh. -e(t) 1. plaçka e sende të ndryshme që merr dikush me vete kur udhëton: vagon bagazhi. 2. fig. libr. tërësia e dijeve a e njohurive që ka një njeri: bagazhi shkencor.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tradicionale, e aq më pak poezia e sotme nuk i duron sinonimet njërin skaj tjetrit, Hasan Hasani e ka zhagitur mendimin dhe emocionin e vargjeve të veta me përdorimin e tyre të shpeshtë. Ai shkruan, për shembëll, „n'vapë të diellit në zheg", duke mos menduar fare se vapa dhe zhegu janë për poezinë një bagazh qesharak, apo edhe më konkretisht: „N'at copë postajë të rjepun, pa lesh, veç lëkurë", duke mos menduar se as një prozator i mirë nuk guxon t'i lejojë vetes një zbutje të tillë të fjalisë. Jo vetëm se postaja, leshi dhe lëkura nuk kanë asgjë poetike në vete, po një renditje e tillë e fjalëve, që...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
balash:

balásh,-e mb., edhe si em. 1. që ka balë të bardhë në ballë, balosh; laraman: ka balash; / fig. mospërf. laraman, i përzier. 2. shar. i paturp, i pacipë.

barazi:

barazí,-a f. sh. -(të) të qenët i barabartë me një tjetër; gjendje e barabartë a e drejtë për të qenë i barabartë me një tjetër; kund. pabarazi: barazi shoqërore; barazia para ligjit.

garazh:

garázh,-i m. sh. -e(t) ndërtim i posaçëm, zakonisht i rrethuar a i mbyllur, ku lihen ose ndreqen automjetet.

masazh:

masázh,-i m. sh. -e(t) ndrysje e fërkim i butë i trupit ose i gjymtyrëve për të nxitur qarkullimin e gjakut: i bëj masazh.

pasazh:

pasázh,-i m. sh. -e(t) libr. pjesë e vogël e shkëputur nga një shkrim ose nga një vepër letrare a muzikore; fragment: lexoi një pasazh.