Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bagëti
bagëti:

bagëtí,-a f. sh. -(të) 1. përmb. kafshët shtëpiake që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë, gjë e gjallë: bagëti e trashë lopët, qetë dhe buajt; bagëti e imët (e hollë) dhentë e dhitë; pazari i bagëtive; shiu në prill për njerëzinë, në maj për bagëtinë (fj. u.). 2. shar. njeri i trashë e i pagdhendur, kafshë; i paditur: gjysma e dheut - bagëtia e Ndreut është budalla (dikush) e flet kot.

Sinonime / Të përafërta:
kafshë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fushën e metalurgjisë së bronzit ndihmuan veprimtarinë prodhuese dhe u bënë mbështetje për zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë, në mënyrë të veçantë të bujqësisë. Karakteri i saj ndryshoi edhe si pasojë e zhvillimit të blegtorisë. Rritja e numrit të kafshëve shtëpiake, si kali, gjedhët dhe bagëtitë e imëta, që i gjejmë të përfaqësuara gjerësisht midis materialit kockor në shtresat kulturore të vendbanimeve të bronzit dhe në varrezat e kësaj kohe, solli me vete ndryshime thelbësore në bujqësi. Nga kopshtet e vogla, që rrëmiheshin me vegla të thjeshta prej briri e druri, kalohet tani në shfrytëzimin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...pastaj vinte prap rrotull. Dukej se nuk i besohej që njeriu të mos ishte aty, prandaj kërkonte ndonjë vrimë apo të çarë tjetër për të përgjuar. Kjo vazhdoi pothuaj gjithë ditën. Asnjëherë sytë e idiotit nuk kishin qenë aq të pikëlluar. Trapi vazhdonte të hidhte jashtë Ujanës së Keqe njerëz dhe bagëti. Qysh se u vendos që të ndërtohej ura, nuk e di as vetë pse fillova të vija re ç ‘kapërcente me trap matanë e më këtë anë të lumit. Të shtunën e fundit të marsit, pothuaj gjithë ditën qëndrova pranë skelës së vjetër duke vrojtuar. Ishte kohë e ftohtë, me një shi të rrallë, që kishte prishur...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...për ta marrë. Ishte një fletore e zakonshme, e mbushur me shkrim të dendur. - Do të jetë ndonjë amanet i tij, - tha plaku, - ndryshe as që do t'jua jepja fare. Kushedi ç'ka nxirë në të, i gjori. Mbase ia ka lënë ndonjërit me amanet dhentë e dhitë. S'm'u dha ta pyesja. Po dhe në kishte bagëti, me siguri, do t'ia ketë ngrënë ujku. - Falemnderit! - tha specialisti. - Këtu duhet të ketë emrin e tij, me siguri. - Ne e thërrisnim “ushtar", - tha plaku. - Asnjë s'u kujtua ta pyeste për emrin. Specialisti hipi në makinë. - Udha e mbarë! - i tha plaku specialistit. - Të veni me shëndet...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
begati:

begatí,-a f. sh. -(të) mirëqenie, pasuri të mirash; bollëk: begatitë e natyrës; burim begati.; rron në begati.

babëzi:

babëzí,-a f. 1. grykësi e madhe, pangopësi; lakmi e pashuar: i ka hyrë babëzia. 2. zi e madhe, mjerim.

lugëti:

lugëtí,-a f. të qenët i lugët, vetia e diçkaje të lugët; kund. mysëti: lugëtia e sipërfaqes.

parëti:

parëtí,-a f. etnogr. 1. të parët, pasi. 2. gostia që shtron vjehrri kur thërret dhëndrin për herë të parë pas martesës.

amëti:

amëtí,-a f. 1. llumi i një lëngu në fund të enës, llurbë: amëti vaji. 2. fig. amulli.