Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bafe
bafë:

báf/ë-a f. sh. -a(t) femra e levrekut.

Të ngjashme:
bahe:

báh/e,-ja f. sh. -e(t) hobe.

bufe:

bufé,-ja f. sh. -(të) 1. dollap a raft për enë ose për ushqime. 2. pritje me pije, me ëmbëlsira etj.

kafe:

káf/e,-ja f. -(të) [kaf/é,-ja f. sh. -e(t)] 1. bot. shkurre e vendeve të ngrohta, përherë e blertë, që bën kokrra të vogla; kokrrat e kësaj shkurreje të cilat piqen dhe bluhen për të bërë një pije të hidhur; pija prej këtyre kokrrave: dru (kokrra) kafeje; kafe e bluar; blej (bluaj) kafe; mulli (filxhan) kafeje. 2. pijetore; kafene: kafe “Drini”. 3. si mb. i kafenjtë: bojë kafe; kostum kafe.

pafe:

pafé (i, e) mb., edhe si em. 1. që nuk beson në fe; hist. heretik. 2. fig. bised. i pabesë1.

qafe:

qafé,-ja f. sh. -(të) 1. shall i leshtë; jakë. 2. qafa e çorapit. 3. kulari që i vihet kalit kur rrotullon torkun e mullirit të vajit.