Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës backe
backë:

báck/ë,-a f. sh. -a(t) gropëz në mes të leqeve të këmbëve.

Të ngjashme:
baske:

bask,-e, -ja f. sh. -e(t).

bankë:

bánk/ë,-aI f. sh. -a(t) tryezë e posaçme për nxënësit në shkollë; tryezë zdrukthëtari etj.: në bankat e shkollës gjatë kohës së shkollës; në bankën e të pandehurve në gjyq si i pandehur; në gjendjen kur duhet të japësh llogari.

bankë:

bánk/ë,-aII f. sh. -a(t) institucion financiar, që bën veprimet me para ose me letra me vlerë, hedh në qarkullim monedhat e kartëmonedhat, administron buxhetin, jep kredi etj.: bankë shtetërore (kombëtare); bankë bujqësore (tregtare); banka të shkallës së dytë.

barkë:

bárk/ë,-a f. sh. -a(t) mjet i vogël lundrimi si govatë e gjatë, që lëviz me lopata, me vela ose me motor, varkë: barkë dërrase (gome); barkë peshkimi; si barka në të thatë i zënë ngushtë, si peshku pa ujë; si barka në mes të detit në mes të rrezikut.

dackë:

dáck/ë,-a f. sh. -a(t) goditje me pëllëmbë në fytyrë, shuplakë; / fig. goditje e rëndë, poshtëruese për dikë: hëngri një dackë të mirë.