Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bacil
bacil:

bacíl,-i m. sh. -e(t) biol. bakter i zgjatur si shkopth: bacili i tuberkulozit.

Të ngjashme:
babil:

babíl,-i m. sh. -ë(t) zool. bregcë.

abaci:

abací,-a f. sh. -(të) fet. manastir a kuvend katolik; trevë që drejtohet nga një abat.

bacan:

bacán,-i m. sh. -ë(t) 1. dash me turi të bardhë. 2. fig. djalë i urtë.

backë:

báck/ë,-a f. sh. -a(t) gropëz në mes të leqeve të këmbëve.

balli:

ballí,-u m. sh. -nj(të) pëllumb me pullë të kuqe në kokë.