Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bace
bacë:

bác/ë,-aI m. sh. -a(t) vëllai i madh, babai, xhaxhai ose një i moshuar kundrejt më të vegjëlve (edhe me nderim): baca Lekë; të pastë baca!

bacë:

bác/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. dele me turi të bardhë. 2. fig. vajzë e urtë.

baç:

baç,-i m. sh. -ë(t) 1. dizgë. 2. ushkur.

Të ngjashme:
bahe:

báh/e,-ja f. sh. -e(t) hobe.

bice:

bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e sigurt: zuri një bice.

mace:

mác/e,-ja f. sh. -e(t) 1. zool. kafshë shtëpiake, gjitare e mishngrënëse, që kap minj: thonj maceje; mjaullin macja; e do (e lakmon) si macja peshkun (cironkën) e pëlqen shumë diçka; rri si mace e lagur rri si i turpëruar; iku macja, lozin minjtë (fj. u.); macja lëpin gjithnjë bishtin e vet (fj. u.) shoshari shoshën e vet lëvdon. 2. gjymtyrë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta nga kjo fushë: mace e egër mace e madhe, që jeton e lirë në pyje; mace deti lloj peshkaqeni i vogël, që ka një erë të rëndë. 3. fig. grua e egër dhe grindavece.