Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës babil
babil:

babíl,-i m. sh. -ë(t) zool. bregcë.

Sinonime / Të përafërta:
bregcë
Të ngjashme:
bacil:

bacíl,-i m. sh. -e(t) biol. bakter i zgjatur si shkopth: bacili i tuberkulozit.

babi:

bábi m. fëm. përk. baba.

balli:

ballí,-u m. sh. -nj(të) pëllumb me pullë të kuqe në kokë.

banal:

banál,-e mb. 1. që ka humbur bukurinë nga përsëritja e shpeshtë; tepër i përdorur. 2. keq. i ndytë, i turpshëm (për fjalët etj.); që përdor fjalë të ndyra e ka shije të ulëta: shaka banale; njeri banal.

banik:

baník,-e mb. që mbahet përditë; i përdorur, i vjetruar: veshje banike.