Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës baba
baba:

babá,-i m. sh. -llárë(t) 1. prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, atë: shtëpia (dera) e babait; baba i gjetur njerk; / sh. të parët, etrit: amanet nga baballarët tanë. 2. vjehrri ose një burrë i moshuar (kur i drejtohemi me nderim). 3. libr. themelues a nismëtar i një fushe të dijes, i një veprimtarie etj: babai i mjekësisë; / sh. iron. pjesa më e zgjedhur e shoqërisë a paria e vendit: baballarët e kombit. 4. fet. i pari i një teqeje bektashinjsh.

babë:

báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.

Sinonime / Të përafërta:
atë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...vdesin me iluzionin fisnik se nuk kanë mbetur vetëm bij të provincës së tyre. Është fare e kuptueshme dhe e natyrshme që fëmija i moshës parashkollore të mendojë se krejt botën e përbëjnë nëna, baba, vëllazërit, motrat, oborri i shtëpisë dhe mahalla, në të cilën luajnë me moshatarët e tyre ashtu siç është fare e kuptueshme dhe e natyrshme që fëmija i moshës shkollore të mendojë se krejt botën e përmbajnë nëna, baba, vëllezërit, motrat, shokët dhe shoqet e shkollës, mësuesit, mahalla, fshati, qyteza apo qyteti, nëpër të cilët dalin me prindërit apo moshatarët. Më vonë, kur në pasqyrë të kërkojnë provën...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...urës. M'u desh t'i shoqëroja dhe t'u shpjegoja se ç'është ngritja e një ure, për të cilën ato s'kishin dijeni. Një copë herë u mahnitën nga turma e ndërtuesve, që gëlonte poshtë te zalli, nga rrëmuja, poterja dhe gjuhët e ndryshme që fliteshin. Pastaj Komita, që kishte bujtur para një muaji te babai, në Vlorë, tha diçka për shqetësimet e bazës detare të Orikumit, pastaj, të dyja bashkë, përgojuan për një kohë të gjatë të njohurat e tyre nga dyert e mëdha, sidomos dukeshën e Durrësit, Johanën, që pas vdekjes së burrit po bëhej gati të martohej rishtazi etj, etj, duke përfunduar te...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...nëpër një rrahinë të shkretë. Ecja vazhdimisht buzë një vije uji, sepse e dija që vijat e ujit të nxjerrin gjithmonë në vende të banuara. Nuk u gabova. Vija e ujit ishte jazi i këtij mulliri. Kur u afrova te porta e tyre, vajza shqiptare, që mezi po e qetësonte qenin e madh, thirri e habitur: "Baba, këtu është një ushtar". Që nga ajo ditë filloi për mua jeta e mëditësit. Nganjëherë edhe vetë çuditem se si e pruri çasti që unë, ushtar i Divizionit të Hekurt jam bërë tani shërbëtor te një mullis shqiptar dhe në kokë mbaj një qeleshe të bardhë, si ato që mbajnë katundarët e këtushëm. - Unë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...ciklit verior: karakteri i tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit në raport me Omerin (ose « shtatë Omerat »). Figurë qendrore është Ajkuna që ka një autoritet të madh. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Tipari matriarkal i figurave mitologjike të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
babi:

bábi m. fëm. përk. baba.

kaba:

kabá,-ja f. sh. -(të) muz. pjesë popullore e shtruar, që luhet me gërnetë: kaba përmetare.

kaba:

kabá mb. bised. 1. që ka vëllim të madh dhe nuk përdoret me lehtësi; i zbrazët përbrenda. 2. fig. që nuk di të sillet; i pagdhendur: njeri kaba.

abat:

abát,-i m. sh. -ë(t) fet. i pari i një abacie; prift katolik.