Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës babë
babë:

báb/ë,-a m. 1. baba. 2. bimë me farë, që pllenon një bimë tjetër.

Sinonime / Të përafërta:
baba
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit në raport me Omerin (ose « shtatë Omerat »). Figurë qendrore është Ajkuna që ka një autoritet të madh. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Tipari matriarkal i figurave mitologjike të epikës legjendare theksohet nga fryma e përgjithshme e rapsodisë së njohur të Gjergj Elez Alisë. Janë gjurmuar e janë gjetur gjurmë të kulturës bizantine, si kërkimi i haraçit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
baba:

babá,-i m. sh. -llárë(t) 1. prindi mashkull kundrejt fëmijëve të vet, atë: shtëpia (dera) e babait; baba i gjetur njerk; / sh. të parët, etrit: amanet nga baballarët tanë. 2. vjehrri ose një burrë i moshuar (kur i drejtohemi me nderim). 3. libr. themelues a nismëtar i një fushe të dijes, i një veprimtarie etj: babai i mjekësisë; / sh. iron. pjesa më e zgjedhur e shoqërisë a paria e vendit: baballarët e kombit. 4. fet. i pari i një teqeje bektashinjsh.

babi:

bábi m. fëm. përk. baba.

bacë:

bác/ë,-aI m. sh. -a(t) vëllai i madh, babai, xhaxhai ose një i moshuar kundrejt më të vegjëlve (edhe me nderim): baca Lekë; të pastë baca!

bacë:

bác/ë,-aII f. sh. -a(t) 1. dele me turi të bardhë. 2. fig. vajzë e urtë.

bafë:

báf/ë-a f. sh. -a(t) femra e levrekut.