Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bëzaj
bëzaj:

bëzáj jokal., -ta, -tur nxjerr zë, them diçka (zakonisht me mohim); i thërres, i flas; tregoj: nuk bëzante fare.

Sinonime / Të përafërta:
tregoj
Të ngjashme:
bazoj:

baz/ój kal., -óva, -úar e mbështet në diçka; arsyetoj para se të vendos.

bluaj:

blúaj kal., blóva, blúar 1. e bëj miell (drithin) a pluhur (diçka tjetër); thërrmoj imët, grimcoj; brej: bluaj grurin (kafenë); bluan ashpër; dhëmbi bluan malin (fj. u.). 2. tret ushqimin në stomak. 3. fig. e përvetësoj mirë diçka duke e përsëritur, e tret: e ka bluar mësimin. 4. fig. e rrah me mend diçka nga të gjitha anët, e shoshit mirë; shestoj: e bluan përbrenda; bluan imët mendon e thotë gjëra të mençura; bluan trashë mendon e thotë budallallëqe; seç bluan në kokë!; bluan si mulliri pa kokrra (keq.) llomotit kot, grin. 5. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) fig. më shkakton dhembje të vijueshme: më bloi reumatizmi. / pës. blúhet v. III.

buzaç:

buzáç,-e mb., edhe si em., shpërf. me buzë të trasha e të shëmtuara; buzëtrashë.

buzak:

buzák,-u m. sh. -ë(t) gjym druri për ujë.

buzas:

buzás ndajf. buzëvarur.