Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bëshëm
bëshëm:

bësh/ëm (i), -me (e) mb. i shëndoshë, i plotë nga trupi (për njerëz); kokërrmadh (për pemë etj.).

Të ngjashme:
zëshëm:

zësh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që ka zë të lartë, i zhurmshëm; që bëhet me zë: motor i zëshëm; votë e zëshme. 2. gjuh. që nyjëtohet me tendosjen dhe dridhjen e tejzave të zërit (për tingujt); kund. i shurdhët: bashkëtingëllore e zëshme.

anshëm:

ánsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. anësor. 2. fig. që mban anë: qëndrim i anshëm.

bujshëm:

bújsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që bën bujë; që bëhet me bujë: ngjarje e bujshme. 2. që shpërthen, që vërshon: gjelbërim i bujshëm.

bukshëm:

búksh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që e ka kallirin të plotë. 2. fig. i dobishëm, frytdhënës: punë e bukshme.

dëmshëm:

dëmsh/ëm (i), -me (e) mb. që dëmton njerëzit, kafshët, bimët etj.; dëmtues; kund. i dobishëm: kafshë (bimë) të dëmshme; shi i dëmshëm.