Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bërthamor
bërthamor:

bërthamór,-e mb. 1. fiz. që lidhet me bërthamën e atomit ose që shfrytëzon energjinë e çliruar nga zbërthimi i tij; që lidhet me armët, të cilat shfrytëzojnë këtë energji: energji bërthamore; reaksion (shpërthim) bërthamor; fizika bërthamore; mbushje (armë, nëndetëse) bërthamore. 2. biol. që lidhet me bërthamën e qelizës: cipa bërthamore. 3. bërthamje.

Sinonime / Të përafërta:
bërthamje
Të ngjashme:
bërthamore:

bërthamór,-e, -ja f. kryes. sh. -e(t) bot. pemë që e ka frutin me bërthamë; familje e pemëve të tilla.

bërthamëz:

bërthámëz,-a f. sh. -a(t) biol. trup i vogël në bërthamat e qelizave.

bërthamje:

bërthámje mb., edhe si em. f., që ka një bërthamë, bërthamor, bërthokëlor (për pemë).

bërthamë:

bërthám/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesa e brendshme e frutit të disa pemëve a të bimëve, që ka thelb dhe lëvozhgë të fortë: bërthamë qershie (ulliri). 2. pjesa qendrore e diçkaje: bërthama e Tokës; bërthama e atomit. 3. fig. pjesa kryesore, më e rëndësishme ose fillestare e diçkaje: bërthama e industrisë.