Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bërsij
bërsij:

bërsí/j kal., -va, -rë e thërrmoj, e bëj si bërsi.

Të ngjashme:
bërsi:

bërsí,-a f. sh. -(të) mbeturinat e farave a të kokrrave të disa pemëve e bimëve të tjera, pasi shtypen e shtrydhen për të nxjerrë vajin, lëngun etj.: bërsi rrushi (panxhari, ullinjsh).

gërhij:

gërhí/j jokal., -ta, -ur 1. gërhas. 2. v. III bën a nxjerr një zhurmë si gërhitje (për kafshë); / gërgërit: më gërhijnë zorrët.

mbërrij:

mbërrí/j jokal. dhe kal., -ta, -tur arrij.

mërsej:

mërs/éj kal. -éva, -ýer bised. mbaroj diçka, e përfundoj.

përhij:

përhí/j kal., -va, -rë përhit: përhij mishin (duart); koha ia përhiu flokët.