Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bërsi
bërsi:

bërsí,-a f. sh. -(të) mbeturinat e farave a të kokrrave të disa pemëve e bimëve të tjera, pasi shtypen e shtrydhen për të nxjerrë vajin, lëngun etj.: bërsi rrushi (panxhari, ullinjsh).

Të ngjashme:
bërsij:

bërsí/j kal., -va, -rë e thërrmoj, e bëj si bërsi.

bursë:

búrs/ë,-aI f. sh. -a(t) shumë parash që shteti, një shoqatë etj. i jep dikujt për të kryer studimet.

bursë:

búrs/ë,-aII f. sh. -a(t) institucion financiar e tregtar, ku luhet me kursin e monedhave të arit, të aksioneve e të letrave me vlerë për të nxjerrë fitime: bursa e Tiranës.

porsi:

porsí lidh. si: shkonin porsi motra.

bari:

barí,-uI m. sh. -nj(të) 1. ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut; gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.). 2. fet. prifti i krishterë si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve.