Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bërrakë
bërrakë:

bërrák/ë,-a f. sh. -a(t) hurdhë; moçalishte: ujë bërrake.

Sinonime / Të përafërta:
moçalishte
Të ngjashme:
bërhapë:

bërháp/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte e egër, me kërcell të gjatë, që nxjerr kallinj pa bisht.

bërhukë:

bërhúk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. kopër e egër. 2. kërcell i thatë i një bime barishtore: bërhukat e specave.

dërrasë:

dërrás/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fletë druri, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati; diçka e bërë me fletë të tilla a me copa prej tyre: dërrasë pishe; dysheme prej dërrase; dërrasa e zezë faqe prej fletësh të tilla, e lyer me bojë të zezë, në të cilën shkruhet me shkumës; dërrasë shahu (dame) fushë shahu (dame); dërrasa e mishit copë prej flete të trashë druri, mbi të cilën presim mishin. 2. diçka e ngjashme me një copë të kësaj flete: dërrasa e kraharorit (anat.) eshtër e gjerë në mes të kraharorit; dërrasë guri rrasë guri. 3. si mb. fig. bised. i sheshtë, i rrafshët; petë: e ka gjoksin dërrasë e ka gjoksin të pazhvilluar (për vajza a për gra); m’u bë barku dërrasë kam shumë kohë pa ngrënë, m’u bë barku petë. 4. si mb. fig. bised. keq. i trashë nga mendja, budalla; i paditur: është dërrasë (në matematikë).

fërratë:

fërrát/ë,-a f. bollgur; miell i bluar trashë.

gërranë:

gërrán/ë,-a f. sh. -a(t) 1. vend i gërryer nga ujërat; gërrellë. 2. përrua i rrëmbyeshëm që gërryen shtratin; / gurë, dhera etj. që merr me vete një përrua i tillë.