Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bërcek
bërcek:

bërcék,-u m. sh. -ë(t) mashkulli i bletës; brumbull.

Sinonime / Të përafërta:
brumbull
Të ngjashme:
bërcak:

bërcák,-e mb., edhe si em., i vogël ose i pazhvilluar ende: fëmijë (peshk, pjepër) bërcak; është ende bërcake.

bërçuk:

bërçúk,-u m. sh. -ë(t) 1. kalli misri i vogël; misërishte. 2. edhe si mb., fig. shkurtabiq.

byrek:

byrék,-u m. sh. -ë(t) gjell. gatesë me petë të ndera në tepsi, e mbushur me mish të grirë, me spinaq, me djathë etj.

bërbjek:

bërbjék,-u m. sh. -ë(t) krahin. 1. shalqi a pjepër që mbetet i vogël. 2. fig. fëmijë i vogël, i parritur.

bërcan:

bërcá/n,-ni m. sh. -nj(të) ulli kokërrmadh e me pak vaj.