Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bëmë
bëmë:

bëm/ë,-a f.sh. -a(t) vepër trimërie e përmendur: bëmat e Skënderbeut.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...humbje e madhe, një humbje shumë e rëndë për të gjithë. Por ai ishte biri im dhe hidhërimi më i madh më përkiste mua, më fal, Beti. Sigurisht, edhe ty, e dashur. Ti u tregove kaq e denjë për të, kaq besnike. Të kujtohet kur u kthye nga Shqipëria me leje ato dy javë? Vetëm dy javë dhe dasmën tuaj e bëmë shpejt e shpejt, se nuk priste koha. Kishte një detyrë aq të rëndësishme, saqë nuk mund të mungonte më shumë se dy javë atje në atë vend të mallkuar. Të kujtohet, Beti? - Po, nënë, më kujtohet. - Të kujtohet si qaje në krye të shkallëve, ndërsa ai po vishte uniformën dhe unë përpiqesha të të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bamë:

bám/ë,-a f. sh. -a(t) baltëgore.

bimë:

bím/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dru, barishte a qenie tjetër e tillë, që zakonisht mbin në tokë, ka rrënjë e gjethe e shumëzohet me farë a me lastarë; emër i përgjithshëm për qenie të tilla; pjesa e tyre mbi tokë: bimë të egra (të buta, të arave); bimë njëvjeçare (shumëvjeçare, pranverore); bimë mjekësore; bima e misrit; duket bima që kur mbin (fj. u.). 2. fig. bised. pjellë, pasardhës: bimë e keqe; s’lanë bimë prapa.

lëmë:

lëm/ë,-i m. sh. -énj(të) 1. shesh i vogël me një strumbullar në mes, ku vihen të lashtat për t’u shirë me kuaj: lëmi i drithit (i grurit, i thekrës). 2. gropë e gjerë, ku gatuhet balta për të bërë sende të ndryshme; vendi ku hapen, thahen dhe piqen këto sende: lëmi i tullave (i tjegullave); / bised. vend i sheshtë e i hapur, ku grumbullohet a zhvillohet diçka; fushë, shesh: lëmi i barit (i pambukut, i leshit); lëmenjtë e kripës grumbull i madh me kripë; në lëmë të qytetit (të fshatit) në qendër të qytetit (të fshatit); lëmi i burrave (i luftës); ra në lëmë të mejdanit. 3. sasia e drithit të shirë njëherësh; prodhimi i dalë njëherësh nga përpunimi i diçkaje: lëmi i parë (i dytë); lëmë ulliri. 4. koha e shirjes së të lashtave dhe vetë shirja e tyre; koha e vjeljes së pemëve; koha e prodhimit të diçkaje: koha e lëmit; në lëmë të grurit (të rakisë, të pemëve); puno sot e paratë në lëmë (fj. u.). 5. bised. numër i madh njerëzish, kafshësh a sendesh; grumbull: lëmë kuajsh (gomarësh); lëmë me dru (me domate, me fasule). 6. zgjua, koshere bletësh. 7. fig. fushë e veprimtarisë së njerëzve: në lëmin e ekonomisë (e arsimit, e kulturës, e shkencës). 8. rreth i errët përqark syve; rreth i ndritshëm rrotull hënës a diellit; rreth; njollë e madhe e diçkaje: lëmë gjaku (boje); u bë gjaku lëmë u derdh shumë gjak. 9. si ndajf. bised. plot; grumbull: e gjeti të shtruar lëmë; u mbush vendi lëmë.

mëmë:

mëm/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb. 1. nënë: nusja mëmë; dhia mëmë. 2. zool. mbretëresha e bletës, parëz. 3. bot. bimë me farë që luan rolin e femrës për kryqëzim. 4. edhe fig., burim, gurrë, amë; zanafillë: mëma e Drinit të Bardhë; atdheu (toka) mëmë; përtacia është mëma e të këqijave (fj. u.).

nëmë:

nëm/ë,-a f. sh. -a(t) bised. mallkim: nëmë e rëndë; e zëntë nëma ime! (mallk.).