Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bëj
bëj:

bë/j kal., -ra, -rë 1. edhe jokal., veproj mbi diçka, e përgatit, e përfundoj a e kryej; e ndërtoj, e përpunoj, e prodhoj etj.; merrem me një punë a me një veprimtari për të arritur diçka: bëj bukë (çorape, tjegulla, raki); bëj shtëpi (mur); bëj një vjershë (një fjalor); bëj një letër (një lutje, një telegram); ç’i sheh syri, ia bën dora; bëj mësim; bën shumë për të nipin; bëj dasmë (ditëlindjen); bëj gjimnastikë; i bëri një fotografi; i bën lajka; bën hile; ia bëri me të pabesë (për inat); s’ke ç’bën!; s’bën gjë pa pyetur; i ka bërë hesapet pa hanxhinë (fig.); bëri një sy gjumë; bën jetë të rregullt; bëri kthesë; bën përpjetë; ia bëri me sy; bëri murin me gëlqere (këpucët me bojë, bukën me gjalpë); i bëri duart pis; bëri pasuri të madhe; e bëri bukën e vitit; bëri emër u bë i njohur; bëj çmos bëj ç’është e mundur. 2. edhe fig., i shkaktoj diçka, i lë një shenjë, i sjell një pasojë; e kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj, e ndryshoj; e vlerësoj ndryshe, e marr për…; i jap a i gjej diçka, i rregulloj: i bëri një plagë (një xhungë); i bëri një të mirë (një padrejtësi); e bëri të lumtur (fatkeqe); më bëri përshtypje; i bëri një nuse (bised.); e bëri të qajë; çfarë po i bën?; më bëni ç’të doni!; bëj timen e përvetësoj; ia bëri koka vetë e pati fajin; e bënë kryetar; e bëri dhëndër (bised.); e bëj të bardhë; e bëri qumështin kos; i bëri flokët gërsheta; ia bëri kokën tullë ia qethi a ia rruajti kokën; të bën për budalla; e bëri zakon; bëj çmos bëj ç’është e mundur; bëj buzën në gaz buzëqesh; e bën të bardhën të zezë (fig.); s’ia bën fjalën dysh; ia bëri fushë me lule (fig.); ia bëri kurrizin më të butë se barkun e rrahu keq; e bëri leckë (për një lek) ia nxori bojën; i bëri paratë rrush e kumbulla; e bën mizën buall (fig.); e bëri copë-copë (fërtele); e bëri shoshë (byk, pluhur); e bën tërkuzë e zgjat shumë bisedën; e bëri rrëmujë (han, lesh e li, çorap); ia bëri jetën skëterrë (varr); ia bëri mendjen dhallë (tym, çorbë); e bëri ditë e ndriçoi shumë; e bëri pasqyrë e pastroi sa shkëlqeu. 3. lind; pjell; nxjerr, lëshoj; jap, i them; v. III prodhon: bëri vajzë (binjakë); i ka bërë kokën e ka lindur; bëri dy qengja; bëri vezë; bën qumësht (mjaltë); bën bostan të mirë; kanë bërë ullinjtë; bën tym (dritë, shkëndija); bën ciu (zogu); bëri bam (plluq); më bën veshi piu; bën si gjel; bëri zhurmë (bujë); s’bëri zë; s’bëjnë dardhat në shënëndre (fj. u.); bëj fjalë flas; s’bën fjalë nuk ankohet; i bënë pyetje; bëj thirrje; i bëj të fala; i bëj zë e thërras. 4. përgatit diçka sipas porosisë; ndaj, peshoj; plotësoj a përmbush një kërkesë: i bëri dy kile mollë (pesë metra basmë); më bëj një akullore!; bëri një palë pantallona te rrobaqepësi; bëri flokët u dha formë. 5. edhe jokal., sillem a veproj në një mënyrë të caktuar; v. III është mirë, lejohet: e bëri pa dashje; bëj si më thotë zemra; bëj si të duash!; bën sipas kokës (si fëmijë, si i marrë); do të bëjë të tijën do të bëjë atë që do vetë; bën marrëzira; bën shaka (naze); bëri të nëntëdhjetë e nëntat bëri të gjitha të këqijat; s’bën lëshime; bëj si të bësh!; s’di ç’bën; nuk bën ashtu! nuk është mirë ashtu!; bën sikur nuk do shtiret sikur nuk do; si t’ia bëj hallit?; a bën të hyj? 6. edhe jokal., lëviz, eci, ia mbaj nga…; udhëtoj, përshkoj një hapësirë; kryej një lëvizje; edhe fig., me moh. s’lëviz dot, s’punoj; s’kam fuqi a dëshirë për të kryer diçka: bëri mënjanë; bëri dy hapa (një rrotullim); bëri drejt bregut; bën tetëdhjetë kilometra në orë; i bëri shenjë me dorë; ia bëri me kokë; s’më bëjnë këmbët (gjunjët); s’më bëjnë sytë; s’më bën zemra; / v. III merr një trajtë tjetër, ndryshon: bën kthesë (bërryl) rruga; ka bërë bark muri; bën dredha; bën rrudha. 7. formoj me të tjerët një të tërë; lidhem me dikë; v. III përbën, jep; del, është baras: bënë një shoqatë; bëjnë shumicën; njëqind centimetra bëjnë një metër; dy edhe dy bëjnë katër; bënë paqe; e bënë me fjalë; bëri benë; bën përjashtim është rast i veçantë. 8. kaloj, mbush a plotësoj një kohë të caktuar: bëri vitin; bëra dy orë që kam ardhur; s’e ka bërë muajin; bëj lejen; bëfshi natën e mirë! (ur.). 9. jokal., edhe fig., vlen, kushton; hyn në punë, përdoret; është i përshtatshëm: sa lekë bën?; bënte shtrenjtë (lirë); s’bën dy para s’vlen; sa para i bën lëkura! (iron.); s’bën për zyrë; s’bënte ai për atë vajzë. 10. jokal. (me trajtë të shkurtër përemërore) më nxë, më vjen: s’më bëjnë këpucët; s’i bën ky çelës. 11. pavet. është, ka; mban: bën ftohtë (vapë); bën butë (thatësirë); ka bërë dimër. 12. nis, zë, filloj; përpiqem, matem: bëj të ngrihem; bëj ta hap. 13. përdoret në togje të qëndrueshme me kuptimin e foljeve, që lidhen me gjymtyrët e dyta: bëj be betohem; bëj çudi çuditem; bëj durim duroj; bëj kursim kursej; bëj not notoj; bëj përpjekje përpiqem; bëj shëtitje shëtit; i bëj nder e nderoj; bëj gati gatit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tij. Po të vdes, më thoshte gjithnjë, varrosmë thellë, se kam frikë mos më zbulojnë qentë, si atëherë në Tepelenë. Të kujtohet ç'kishin bërë qentë në Tepelenë? Më kujtohet, i thosha unë dhe pija cigare. Dhe tani që ishte vrarë, duke gërmuar tokën, unë thosha me vete: mos ki frikë, gropën po ta bëj të thellë, shumë të thellë. Kur mbarova, e sheshova si munda tokën dhe sipër nuk i vura asnjë shenjë, asnjë gur, sepse ai trembej nga çdo shenjë, ngaqë i dukej se do ta gjenin e do ta nxirrnin prapë nga dheu. Ika nëpër natë në drejtimin e kundërt të mitralozëve dhe, tek po ikja, ktheva kokën nga...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...përgjigj banakieri, pa e fshehur habinë. Rudian Stefa ishte edhe më i habitur me veten e vet. S'kishte njeri në Tiranë që nuk e dinte se telefonat e “Dajtit” përgjoheshin, por kjo nuk i Shkaktoi ndonjë mëdyshje. Ngadalshëm po formonite numrin e hetuesit dhe vetëm afër fundit tha me vete, ç'po bëj, por pyetja, në vend t'ia ngadalësonte veprimin, bëri të kundërtën. Alo, mirëdita, Rudian Stefa jam. Zëri në anën tjetër të fillit iu duk miqësor. Më tepër se i dëgjonte, po i merrte me mend fjalët e mirësjelljes, ngaqë mendjen e kishte te tjetër gjë: t'i jepte të kuptonte sa më parë se nuk po...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...me mjekër përmendi punën e ankesës, kryezoti ynë u skuq, sepse kjo iu duk si tallje e hollë. - Ç'ankesë? - thirri ai. - Kush ka bërë ankesë kundër jush? Ai i tha këto fjalë me një zë të tillë, sikur të thoshte: mos ju është rritur mendja kaq shumë, sa të kujtoni se unë do të marr mundimin të bëj një ankesë kundër jush, ankimtarëve të përjeshtëm? Njeriu i "Lundra dhe trape" e vështroi ftohtë. - S'është fjala për një ankesë të drejtpërdrejtë, zoti kont, - tha ai. - Atëherë flisni qartë, - tha kryezoti. Përfaqësuesi i "Lundra dhe trape" vështronte ngultazi. Mjekra e tij, pasi ia kishte veshur...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bej:

be/j,-u m. sh. -jlérë(t) 1. hist. pronar tokash në sistemin ekonomik feudal. 2. titull i vjetër osman për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait: beu i fshatit. 3. zotëri (zoti) (me nderim): erdhi Qemal beu.

buj:

buj jokal., -ta, -tur kaloj natën ose disa ditë diku; banoj; fle: bujta te një shok.

bëz:

bëz,-i m. sh. -e(t) 1. kodër e vogël rëre në breg të detit. 2. copë toke me bimësi të dendur ose grumbull kashturinash në kënetë. 3. plis i madh dheu.

baç:

baç,-i m. sh. -ë(t) 1. dizgë. 2. ushkur.

bah:

bah pasth. shpreh kundërshtim, mosbesim ose habi, bu, bubu: bah, ç’thua?!