Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës azot
azot:

azót,-i m. kim. element pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit; nitrogjen (simboli N): azot i lëngshëm.

Të ngjashme:
agzot:

agzót,-i m. 1. barut i imët, që vihet në bubëzën e armëve me strall. 2. si mb. fig. shkëndijë, zjarr: trim agzot; e ka syrin agzot.

pazot:

pazót (i, e) mb. që s’ka zot a pronar: mall i pazot; vend i pazot.

zot:

zot,-iI m. fet. qenia më e lartë e mbinatyrshme, e cila, sipas besimeve fetare, ka krijuar botën, qëndron mbi të dhe drejton gjithçka; edhe sh. -a(t) perëndi: i lutem Zotit; e ruanin zotat.

zot:

zot,-iII m. sh. -ërínj (të) 1. pronari i diçkaje; pronari kundrejt atyre që punojnë tek ai; edhe fig. ai që ka diçka dhe e përdor sipas dëshirës së vet; i zoti: vendi ka zot; fushën pa sot gjithkush e kullot (fj. u.). 2. përdoret kur i drejtohemi me nderim a zyrtarisht një burri, zotëri: zoti ministër; zoti i shtëpisë kryefamiljari.

abat:

abát,-i m. sh. -ë(t) fet. i pari i një abacie; prift katolik.