Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aziatik
aziatik:

aziatík,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Azisë ose me prejardhje nga Azia.

aziatik:

aziatík,-e mb. që lidhet me aziatikët a me Azinë, i aziatikëve a i Azisë: kontinenti aziatik; popujt aziatikë; tipare aziatike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...si në një ëndërr të keqe, u gdhimë, një mëngjes, fqinjë me perandorinë e osmanëve. Pylli i minareve të saj nxin tejembanë. Kam parandjenjën se do të ndërrojë së shpejti fati i Arbrit. Sidomos pas asaj që ndodhi këtij dimri, kur mbi urën e porsambaruar u derdh për së dyti gjak: këtë herë gjak aziatik. Por të gjithave do t'u vijë radha në kronikën time. Në fillim të marsit të vitit 1377. në bregun e djathtë të Ujanës së Keqe, jo më larg se pesëdhjetë hapa prej trungjeve të futura përgjysmë në tokë, në kllapat e hekurta të të cilave lidhej gjatë natës trapi i kalimit mbi lumë, një kalimtari...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...politike të huaja. Vendimet e Koncilit të Ferrarës ndihmonin bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane, që politikisht ishin shumë të copëtuara e të përçara, në luftën kundër armikut të përbashkët, pushtuesve osmanë, luftë që filloi të propagandohej si një kryqëzatë e të krishterëve kundër pushtuesve aziatikë e besimit të tyre islam. Në fillim të viteve 40 të shek. XV rrethanat ndërkombëtare favorizonin shpërthimin e kryengritjeve antiosmane në Shqipëri. Me vendosjen në fronin e Hungarisë të mbretit të Polonisë, Vladislavit, trupat hungareze, të komanduara nga vojvoda i Transilvanisë, Janosh Huniadi...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
aziatike:

aziatík,-e, -ja f. sh. -e(t).

shiatik:

shiatík mb., edhe si em. m., anat. ndenjësor: nervi shiatik.

azotik:

azotík,-e mb. kim. që përmban azot: pleh azotik.

apatik:

apatí,-k, -ke mb. libr. që ka rënë në apati; i plogët, i mpitë.