Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës azhurnoj
azhurnoj:

azhurn/ój kal., -óva, -úar libr. përditësoj.

Sinonime / Të përafërta:
përditësoj
Të ngjashme:
azhurnim:

azhurním,-i m. sh. -e(t) përditësim.

adhuroj:

adhur/ój kal., -óva, -úar kam dashuri të zjarrtë e nderim të madh për dikë a për diçka; edhe fet., e nderoj si perëndi, i përulem e i falem. / pës. adhuróhem.

zhurmoj:

zhurm/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III bën zhurmë; zhurmëron: zhurmon përroi (pylli). 2. nxjerr britma të mbytura, bëj zhurmë kur fjalosem me zë të lartë; v. III ushton, kumbon; buçet: zhurmon turma; zhurmojnë gjinkallat; zhurmon mali (gryka).