Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës azhur
azhur:

azhúr,-i m. sh. -e(t) urjezë: perde me azhure.

Të ngjashme:
athur:

áthur (i, e) mb. i mpirë; i athëtuar: me duar të athura.

ahur:

ahúr,-i m. sh. -e(t) kthinë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, dru, vegla, kafshë dhe ushqimi për to etj.; qilar: është bërë ahur shtëpia është ndotur dhe është bërë rrëmujë.

zhur:

zhur,-i m. 1. rërë e trashë dhe e ashpër; zhavorr i imët; zhurishtë; zallishtë: zhur lumi; tokë (vend) zhur zhurishtë. 2. shkrumb. 3. si mb., edhe fig., që është djegur; me zemër të djegur, i përvëluar: u bë zhur u dogj krejt; mbeti zhur. 4. fig. malli për dikë; mall e dhembje për një të vdekur; dëshirë e zjarrtë: iu bë zemra zhur iu dogj zemra; vuan shumë.

abazhur:

abazhúr,-i m. sh. -ë(t) mjet ndriçimi me llambë elektrike dhe me mbulesë qelqi, metali etj. mbi një mbështetëse a i varur.

ardhur:

árdhur (i, e) mb. shih te vij.