Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës axhami
axhami:

axhamí,-u m. sh. -nj(të), edhe si mb., bised. kalama: flet si axhami.

Sinonime / Të përafërta:
kalama
Të ngjashme:
xhami:

xhamí,-a f. sh. -(të) ndërtesë ku bëhen shërbesat sipas riteve fetare të myslimanëve, faltore e myslimanëve: kur s’ke bukë në shtëpi, pse çon vaj në xhami? (fj.u).

shami:

shamí,-a f. sh. -(të) copë pëlhure katërkëndëshe për të fshirë hundët, djersën etj.; copë pëlhure trekëndëshe për të mbështjellë flokët; shall: shami burrash (grash); shamia e nusërisë.

xham:

xham,-i m. sh. -a(t) dhe -e(t) 1. qelq; copë qelqi: xham qumësht qelq i bardhë e i marrtë, që përdoret për llamba të posaçme etj.; xham vullkaník (min.) shkëmb mineral me ngjyrë të zezë në kafe, që përdoret në prodhimin e çimentos për të rritur cilësinë e saj; rërë xhami lloj rëre e imët, që përdoret si lëndë e parë për qelqin. 2. fletë qelqi që vihet në dritare etj.; copë e prerë nga fletë e tillë, që vihet te syzet, tek ora etj.: xham i marrtë (qorr) xham jo i tejdukshëm: xham akulli fletë qelqi e marrtë, zakonisht me gdhendje në sipërfaqe; xham zmadhues (optik) thjerrë. 3. bised. pasqyrë: duket si në xham. 4. vjet. brumë me mjaltë e me limontoz, që përdorej nga gratë për të hequr pushin e fytyrës. 5. si mb. shumë i pastër; i ndritshëm: e bëri shtëpinë xham. 6. si ndajf. shumë (me mbiemra që tregojnë qartësinë ose pastërtinë e diçkaje): qielli ishte xham (i kthjellët).