Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avull
avull:

ávu/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. gaz që del nga uji a nga disa lëndë kur ziejnë ose kur nxehen shumë; mjegull e hollë që del nga toka etj.: avull uji; avuj plumbi; makinë me avull. 2. afsh i nxehtë: avulli i zjarrit; kam avull në trup; / fig. bised. zjarr i brendshëm, afsh: flet me avull. 3. si mb. i nxehtë: u bë dhoma avull.

Sinonime / Të përafërta:
afsh
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ishin shënuar në nyjat 7 dhe 8 të shtojcës së katërt të marrëveshjes. Gjenerali ia kishte ngulur sytë grumbullit të plisave, që sa vinte, rritej në këmbët e punëtorit. Plisat ishin të zinj, të shkrifët dhe lëshonin avull. Ja ajo, toka e huaj, tha me vete. Tokë si çdo tokë. Po ajo baltë e zezë si kudo, po ata guralecë midis, po ato rrënjë barërash dhe po ai avull. E, megjithatë, e huaj. Prapa krahëve të tyre dëgjoheshin herë pas here makinat që shkonin me shpejtësi. Varreza gjendej ndanë udhës automobilistike, si shumica e varrezave të ushtarëve. Matanë kullosnin lopët dhe pëllitja...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
agull:

águ/ll,-lli m. sh. -j(t) ag.

akull:

áku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. ujë i ngrirë: shtresë (copë, hell) akulli; balet në akull; vë në akull; akull i thatë (spec.) gaz karbonik i ngurtësuar. 2. si mb. shumë i ftohtë: m’u bënë duart akull; / shumë i pastër: e mban shtëpinë akull. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrin i ftohtë): akull i ftohtë.

amull:

ámu/ll,-lli m. sh. -j(t) pellg me ujë të ndenjur.

amull:

ámull ndajf., edhe si mb., pa lëvizur; pa rrjedhur: ujë amull; / fig. i amullt: jetë amull.

avullt:

ávullt (i, e) mb. 1. në trajtë avulli; i lehtë si avulli. 2. i veshur me avull, i mjegullt.