Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avlli
avlli:

avllí,-a f. sh. -(të) muri rrethues i oborrit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...më të ri. Nuk është rastisje, gjithashtu, pse në letërsinë shqipe ashtu sikundër edhe në letërsitë e popujve të tjerë të Ballkanit, shfrytëzohet shpesh materja historike si mundësi e realizimit të domethënjeve me interes bashkëkohor, ashtu sikundër nuk është rastisje që pikërisht kështjellat dhe avllitë janë simbole të shpeshta të letërsive ballkanike. Qëllimi i Ismail Kadaresë pa dyshim nuk ka qenë të trajtojë një ngjarje historike apo të glorifikojë një personazh të historisë kombëtare, sado i madh dhe pozitiv qoftë roli i tij në të kaluarën e shqiptarëve, por të shtrojë një paralele alegorike...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
havlli:

havllí,-a f. sh. -(të) bised. peshqir.

allçi:

allçí,-a f. pluhur i bardhë gjipsi të pjekur, që ngurtësohet kur njomet me ujë dhe që përdoret në ndërtim, për skulptura etj.: zë plasat me allçi; e vë këmbën (e thyer) në allçi.

allti:

alltí,-a f. sh. -(të) vjet. gjashtare.

amulli:

amullí,-a f. të qenët i palëvizshëm; / fig. mungesë gjallërie e zhvillimi, mbetje në vend; gjendje e fjetur: ka rënë në amulli.

avari:

avarí,-a f. sh. -(të) tek. dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë punës: pësoi një avari.