Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avlëmend
avlëmend:

avlëménd,-i m. sh. -e(t) vegjë, tezgjah.

Sinonime / Të përafërta:
tezgjah
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fshihet. Një Zot e di s'mund të ndodhë. e diel Kristina martohet për një javë. E mora vesh fare rastësisht. Unë as që e dija që ajo ishte prej kohësh e fejuar. Dje, ashtu kot, e pyeta teto Frosën tek po mbushte ujë në vijë. - Përse kohët e fundit punoni gjithë ditën e gjithë mbrëmjen në avlëmend? - Epo, erdhi koha, - tha ajo. - Erdhi koha, mor bir. - Çfarë? - i thashë unë. - Si çfarë? Do të martojmë vajzën javën që vjen, s'e di ti? - Jo, - i thashë, - nga ta di? - Zëri im ishte kaq i dobët. saqë ajo ngriti sytë dhe më pa një copë herë. U mundova të fshihja turbullimin tim, pastaj thashë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"