Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avitshem
avitshëm:

avítsh/ëm (i), -me (e) mb. bised. i afrueshëm.

Të ngjashme:
kavitshëm:

kavítsh/ëm (i), -me (e) mb. i qëmoçëm, i kamotshëm.

avitem:

avítem vetv. afrohem.

vishem:

víshem vetv. 1. vetv. e vesh1,2,4,6: vishej lehtë; u vesh nuse; u vesh si për festë (si për dasmë); u vesh me të zeza (me rroba të zeza) filloi të mbajë zi, ra në zi; u veshën shqiptarisht; u vesh polic; u vesh me funksionet e…; m’u veshën sytë; qielli u vesh me re; lëndina u vesh me luledele. 2. (me trajtë të shkurtër përemërore) bised. i sulem dikujt; i përvishem: iu vesh të birit. 3. fig. iron. paraqitem me një pamje tjetër duke fshehur qëllimet e vërteta; shtirem, hiqem: na vishen si atdhetarë.

arritshëm:

arrítsh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të arrihet, i mundshëm: synim plotësisht i arritshëm.

habitshëm:

habítsh/ëm (i), -me (e) mb. që të habit; i jashtëzakonshëm, i mahnitshëm: ngjarje e habitshme; / që sillet e vepron ndryshe nga të tjerët; i çuditshëm: grua e habitshme.