Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avit
avit:

avít (avís) kal., -á, -úr bised. afroj.

Sinonime / Të përafërta:
afroj
Të ngjashme:
avio:

avio- fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “i aviacionit ose i aeroplanit; ajror” (p.sh. aviomekanik, avioregjiment etj.).

vit:

vit,-i m. sh. -e(t) dhe vjet(ët) 1. koha nga 1 janari deri më 31 dhjetor; periudhë prej dymbëdhjetë muajsh; koha sa zgjat cikli i plotë i diçkaje: vit astronomik (astr.) koha gjatë së cilës Toka ose një planet tjetër bën një rrotullim rreth Diellit; vit diellor (astr.) koha sa zgjat një rrotullim i Tokës rreth Diellit; vit hënor (astr.) koha sa zgjat një rrotullim i Hënës rreth Tokës; vit i brishtë vit me 366 ditë; vit dritë (drite) (astr.) vit-dritë; vit polar vit në zonat rreth poleve me gjashtë muaj ditë dhe me gjashtë muaj natë; vit kalendarik; vit akademik periudha që kur fillojnë e deri sa mbarojnë mësimet në shkollat e larta; vit shkollor (mësimor) periudha që kur fillojnë e deri sa mbarojnë mësimet në shkollat parauniversitare; vit bujqësor (bujq.); vit financiar (fin.); Viti i Ri 1 janari; vit i thatë (i lagësht); si sot një vit një vit më parë; pas një viti; nga viti në vit (vit për vit) çdo vit; për shumë vjet! (ur.) gëzuar! (në ditëlindje ose festa); mbushi vitin. 2. sh. periudhë me disa njësi prej dymbëdhjetë muajsh, që lidhet me ngjarje të caktuara; kohë prej dhjetë vjetësh: vitet e luftës; në vitet tridhjetë të shekullit XX prej vitit 1930 deri më 1939. 3. bised. klasa a kursi që ndjek dikush në shkollë; përmb. nxënësit a studentët që vijojnë këtë klasë ose këtë kurs: është në vitin e fundit.

abat:

abát,-i m. sh. -ë(t) fet. i pari i një abacie; prift katolik.

abis:

abís,-i m. sh. -e(t) libr. humnerë.

acid:

acíd,-i m. sh. -e(t) kim. thartor: acid sulfurik.