Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avion
avion:

avión,-i m. sh. -ë(t) aeroplan; udhëtim me avion.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...një shpend krenar e i vetmuar, ti do të fluturosh mbi ato male tragjike që të shkëpusësh nga grykat dhe kthetrat e tyre djemtë tanë të mjerë.” Dhe ja, tani udhëtimi po mbaronte. Qëkurse malet i lanë prapa dhe fluturuan mbi lugina e pastaj mbi fusha, gjenerali e ndjeu veten më të lehtësuar. Avioni po ulej mbi pistën e lagur. Dritëzat e kuqe e ngjyrëmanushaqe po mënjanoheshin nga të dyja anët. Drurët pa gjethe, një ushtar me kapotë, një tjetër, më i ngrirë se i pari, gjithçka largohej si e frikësuar. Vetëm njerëzit që kishin dalë t'i prisnin po vinin grumbull drejt aeroplanit. Gjenerali...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
afion:

afión,-i m. bised. 1. opium. 2. si mb. shumë i verdhë a i zbehtë: u bë afion (dikush).

avio:

avio- fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “i aviacionit ose i aeroplanit; ajror” (p.sh. aviomekanik, avioregjiment etj.).

aksion:

aksión,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesëmarrje me kapitale në një veprimtari ekonomike fitimprurëse; letër e barasvlershme me një nga pjesët e kapitalit të një shoqërie a të një sipërmarrjeje, që i jep të drejtën zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes: kursi i aksioneve.

aluvion:

aluvión,-i m. sh. -e(t) gjeol. lyshtër.

amidon:

amidón,-i m. kim. lëndë organike, zakonisht në farat e drithërave, në patatet etj., që nxirret si niseshte.