Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aviator
aviator:

aviatór,-i m. sh. -ë(t) drejtues i një mjeti fluturues; pjesëtar i ekuipazhit të aeroplanit, pilot.

Sinonime / Të përafërta:
pilot
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e gjenin dot. - Gërmimet në të dyja varrezat do të fillojnë nesër, - tha gjenerali. - Sot do të kërkojmë dy ushtarët e Batalionit Blu dhe aviatorin e rrëzuar. Për aviatorin dinin të gjithë. Mbeturinat e aeroplanit të rrëzuar ndodheshin ende përtej në fushë, në anën tjetër të fshatit, dhe aviatori ishte varrosur nga vetë fshatarët pranë aeroplanit. Nuk kishte mbetur asnjë shenjë tjetër veç një guri të madh, që, siç duket, tregonte kokën e varrit, ndërsa aeroplani ishte kthyer në një grumbull hekurishtesh të ndryshkura. Një fshatar tregoi se ata, pak nga pak, i kishin shkulur të gjitha...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
armator:

armatór,-i m. sh. -ë(t) min., ndërt. ai që bën armatesa; armatues.

deviator:

deviatór,-i m. sh. -ë(t) ai që shmanget a që largohet nga vija e përgjithshme politike e një partie.

javator:

javatór,-i m. sh. -ë(t) ai që ngarkohet për punët e javës në një familje.

radiator:

radiatór,-i m. sh. -ë(t) pajisje për ngrohjen e banesave etj. me anën e një sistemi gypash, nëpër të cilët qarkullon ujë ose avull i ngrohtë; tek. pajisje për ftohjen e motorëve me djegie të brendshme me anë gypash, në të cilët qarkullon ujë a vaj i ftohtë.

skiator:

skiatór,-i m. sh. -ë(t) sport. ai që ushtron sportin e skive.