Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aviacion
aviacion:

aviación,-i m. 1. teoria e taktika e fluturimeve ajrore; lundrim ajror: shkollë aviacioni. 2. tërësia e mjeteve fluturuese, flota ajrore: aviacioni civil (ushtarak); fushë aviacioni.

Të ngjashme:
deviacion:

deviación,-i m. sh. -e(t) shmangie a largim nga vija e përgjithshme politike e një partie; grup anëtarësh të një partie që shmangen nga vija e përgjithshme e saj dhe synojnë të bëhen një rrymë më vete: deviacion i majtë (i djathtë).

variacion:

variación,-i m. sh. -e(t) libr. ndryshim i diçkaje në tipare jo të qenësishme; luhatje brenda një mase të caktuar, pa prekur elementet kryesore; ndërrim i një gjendjeje a i mënyrës së jetesës; larmi: variacioni i relievit; variacionet e temperaturës; shkoi në fshat për variacion; variacion për orkestër i një melodie a i një teme (muz.).

ovacion:

ovación,-i m. sh. -e(t) libr. përshëndetje miratuese e shoqëruar me duartrokitje të vijueshme dhe me thirrje të forta: e pritën me ovacione; shpërthyen ovacionet.