Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aventurë
aventurë:

aventúr/ë,-a f. sh. -a(t) ndodhi e rastit në jetën e dikujt, me të papritura e me rreziqe; / keq. veprim i pamenduar, pa llogaritur rrethanat, forcat, pasojat etj.: nisi një aventurë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Pirroja, ndryshonte nga përbërja dhe fryma luftarake nga ajo e kundërshtarit. Ajo nuk e kishte kompaktësinë e ushtrisë romake të përbërë nga nënshtetasit e vet, por ishte një ushtri më tepër mercenarësh, të armatosur më së miri dhe të udhëhequr nga një strateg i talentuar, por që kishte hyrë në një aventurë ushtarake. Pas dështimit të fushatës italike, Pirroja u përpoq të shfrytëzonte në favor të tij gjendjen e krijuar në Ballkan. Së pari, vendosi të shtinte në dorë Maqedoninë. Në vitin 274 p.e. sonë ai hyri në luftë me sundimtarin e saj Antigon Gonatën, i cili sa kohë që Pirroja luftonte në Itali...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
agjenturë:

agjentúr/ë,-a f. sh. -a(t) qendër e organizuar zbulimi a spiunazhi; përmb. tërësia e agjentëve të zbulimit.

uverturë:

uvertúr/ë,-a f. sh. -a(t) 1. muz. pjesë muzikore që luhet si hyrje në një operë, në një balet etj.; simfoni me një shkallë të lartë përgjithësimi. 2. fig. libr. fillimi i diçkaje, veprim që paraprin diçka.

ventuzë:

ventúz/ë,-a f. kryes. sh. -a(t) kupë qelqi që i vihet dikujt, zakonisht në shpinë, kur ka marrë të ftohtë: vë (hedh) ventuza.

veturë:

vetúr/ë,-a f. sh. -a(t) automjet i vogël udhëtimi, zakonisht me katër rrota e për katër veta.