Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avaz
avaz:

aváz,-i m. sh. -e(t) bised. 1. melodi; motiv i një kënge. 2. fig. diçka që është bërë zakon; diçka e mërzitshme ngaqë përsëritet shumë: avaz i vjetër; i njëjti avaz; / keq. ves, huq, zakon i keq: njeri me avaze. 2. kokëçarje, shqetësim; ngatërresë, vështirësi a telash: ka avaze.puna; na hapi avaze.

Sinonime / Të përafërta:
melodi
ves
kokëçarje
shqetësim
ngatërresë
Të ngjashme:
vaz:

vaz,-i m. sh. -e(t) fet. ligjërata që mban hoxha në xhami.

abat:

abát,-i m. sh. -ë(t) fet. i pari i një abacie; prift katolik.

acar:

acár,-i m. sh. 1. të ftohtë i madh, i thatë e me ngrica: bën acar. 2. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim; acari.

afat:

afát,-i m. sh. -e(t) koha e caktuar për të bërë diçka ose caku kohor kur duhet të fillojë a të mbarojë një punë: afati i shlyerjes ( i dorëzimit); përfundoi para afatit.

ajar:

ajár,-i m. sh. -ë(t) 1. kosh i madh për drithë. 2. vjet. baraspeshë; drejtpeshim: e bëri barrën ajar e ndau sa andej edhe këtej; e bëri ujin ajar hodhi sa ujë të ngrohtë, aq edhe të ftohtë.