Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avari
avari:

avarí,-a f. sh. -(të) tek. dëmtim i një makine, i një mekanizmi etj. gjatë punës: pësoi një avari.

Të ngjashme:
acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

abaci:

abací,-a f. sh. -(të) fet. manastir a kuvend katolik; trevë që drejtohet nga një abat.

alarm:

alárm,-i m. sh. -e(t) 1. usht. sinjal a urdhër për t’u bërë gati menjëherë përballë një rreziku të papritur; thirrje për gatishmëri të lartë, kushtrim: alarm ajror; sirenë alarmi; dha alarmin. 2. fig. shqetësim i madh para një rreziku të papritur: jap alarmin bëj zhurmë të madhe për diçka; e ngre me të madhe një çështje.

anarki:

anarkí,-a f. sh. -(të) gjendje e çrregullt, kur nuk ka shtet a nuk veprojnë ligjet; pështjellim e rrëmujë, ngaqë mungon drejtimi e organizimi.

angari:

angarí,-a f. sh. -(të) 1. edhe si mb., punë e detyruar e pa shpërblim; / fig. punë që bëhet pa dëshirë e shkel e shko: punë angari. 2. si ndajf. me detyrim e pa shpërblim; / fig. pa dëshirë e shkel e shko: e bëri angari.