Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avancoj
avancoj:

avanc/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. përparoj: avancoj shpejt. 2. kal. afroj afatin e përfundimit të një pune a zotohem të bëj më shumë.

Sinonime / Të përafërta:
përparoj
Të ngjashme:
balancoj:

balanc/ój kal., -óva, -úar libr. sjell në drejtpeshim, baraspeshoj; / fig. vë në përpjesëtim të drejtë dy anë të një veprimtarie etj.: balancoj shpenzimet me të ardhurat (ek.). / pës. balancóhet v. III.

tavanoj:

tavan/ój kal., -óva, -úar ndërt. ndërtoj tavanin; i vë tavanet shtëpisë. / pës. tavanóhet.

avancim:

avancím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

avancë:

avánc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fin. paradhënie: marr avancë. 2. libr. epërsi e fituar a që i jepet tjetrit që në fillim: dy pikë avancë.