Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës avance
avancë:

avánc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fin. paradhënie: marr avancë. 2. libr. epërsi e fituar a që i jepet tjetrit që në fillim: dy pikë avancë.

Sinonime / Të përafërta:
paradhënie
Të ngjashme:
avancoj:

avanc/ój jokal., -óva, -úar libr. 1. përparoj: avancoj shpejt. 2. kal. afroj afatin e përfundimit të një pune a zotohem të bëj më shumë.

avancim:

avancím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

aleancë:

aleánc/ë,-a f. sh. -a(t) lidhje shtetesh, partish etj. me qëllime a me interesa të përbashkët, besëlidhje.

balancë:

balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.

fajancë:

fajánc/ë,-a f. lëndë e përgatitur nga një deltinë e bardhë, e përzier me gjips etj., që përdoret për të bërë enë, pllaka etj.