Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autorizoj
autorizoj:

autoriz/ój kal., -óva, -úar i jap zyrtarisht dikujt të drejtën dhe fuqi të plotë, që të bëjë diçka; i lëshoj një autorizim: e autorizoj të tërheqë para. / pës. autorizóhem.

Të ngjashme:
faktorizoj:

faktoriz/ój kal., -óva, -úar mat. e zbërthej një numër në faktorë të përbashkët. / pës. faktorizóhet v. III.

motorizoj:

motoriz/ój kal., -óva, -úar pajis me motor ose me mjete motorike: motorizuan repartin.

autorizim:

autorizím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes. 2. shkresë zyrtare, që i jep të drejtën dhe fuqi të plotë dikujt për të bërë diçka në emër të atij që e lëshon: i lëshoj një autorizim.