Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autoritet
autoritet:

autoritét,-i m. 1. nderim i fituar me punë e me meritë; vlera dhe aftësia e dikujt, që ngjallin besim e bindje tek të tjerët: autoriteti i prindit (i mësuesit); njeri me autoritet; i ra autoriteti. 2. e drejta për të ushtruar një pushtet, forca detyruese për t’iu bindur dikujt a diçkaje: autoriteti i ligjit. 3. kryes. sh. -e(t) përfaqësuesit kryesorë të pushtetit të një vendi: autoritetet e larta (ushtarake); / njeri i shquar në një fushë: autoritet në shkencë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të federatës. Në burimet e fundit të shek. V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...dhe autoriteteve të rrejshme. Fusha vepruese e demagogëve në këto mjedise është shumë më e gjerë, prandaj, duke i aktivizuar lirisht të gjitha shkathtësitë e tyre, i sendërtojnë më suksesshëm qëllimet e tyre të dëmshme. Armët kryesore të demagogut: fraza, sharmi artificial, vetëmohimi i rrejshëm, autoriteti i përkohshëm dhe, në fund, lidhjet e gjera në nivele të larta këtu tregohen shumë më efektive se tjetërkund. Mund të pohohet jo pa të drejtë se lulëzimi i demagogjisë në këto mjedise përputhet me lulëzimin e demagogjisë në botën e sotme përgjithsisht dhe është një stil universal në jetën shoqërore...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...I NJËZETEKATËRT Ora ishte tetë e gjysmë, kur mbaroi banketi. Gjenerali priti sa u larguan të ftuarit dhe, kur mbeti vetëm me priftin, ktheu dy gota konjak njërën pas tjetrës. Mbaroi dhe kjo, mendoi i lehtësuar, duke dalë në rrugë. Pak ftohtë, por, sidoqoftë, mbaroi. Ai kishte falënderuar autoritetet shqiptare në emër të popullit të tij, të mijëra nënave, për të gjitha lehtësirat e krijuara gjatë kërkimeve dhe deputeti shqiptar, ai që i kishte pritur në fillim në aeroport, kishte thënë se ata kishin kryer një detyrë ndaj një populli tjetër, me të cilin dëshironin të jetonin në paqe. Pastaj...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
autoritar:

autoritár,-e mb. që ushtron me rreptësi autoritetin e vet; që shpreh autoritet: regjim autoritar; grua autoritare; qëndrim (zë) autoritar.