Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autorësi
autorësi:

autorësí,-a f. të qenët autor i një vepre: njohja e autorësisë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...polonisht (1), si dhe, nëpërmjet një përkthimi të lirë dhe adoptimi të Lavardenit, frëngjisht (4) dhe anglisht (1). Vepra e fundit e M. Barlecit « Shkurtesë e jetës së papëve dhe të perandorëve » (Compendium vitarum pontificum et imperatorum), botuar në Romë më 1555, nuk pati ndonjë jehonë. Autorësia e tij mbi këtë vepër është e dyshimtë. Vetëm pjesa deri më 1512 e kësaj vepre i është atribuar M. Barlecit, kurse vazhdimi i saj është hartuar nga Andre Engjëlli. Ky duhet të jetë autori i vërtetë i veprës. Është pikërisht kufiri kohor ndërmjet dy pjesëve të veprës që na lejon të caktojmë 1512...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autopsi:

autopsí,-a f. sh. -(të) mjek., veter. hapja e një kufome për të zbuluar shkakun e vdekjes a të ngordhjes ose për qëllime studimi.