Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autor
autor:

autór,-i m. sh. -ë(t) hartuesi a krijuesi i një vepre letrare, artistike, shkencore etj.; ai që ka bërë një vepër të caktuar: autorët e vjetër; autori i letrës; e drejta e autorit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985. Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...së tyre është thurur prej luleve të një kryelartësie dhe megalomanie të tmerrshme, për të cilën, mendojnë, nuk mund të jetë askush i vetëdijshëm. Heshtja e këtillë, e përshkuar prej ngjyrash të rrejshme të modestisë, pafajsisë, dhe virgjinitetit do të zbulohet vetëm atëherë kur të konstatohet se autori i saj hesht para foltores, por nuk hesht edhe në rastet kur foltorja nuk ekziston. Në rastet e këtilla heshtja është vetëm një paravan pas të cilit bën gjumin e saj të lehtë strategjia dinake e reklamës. Në botën kapitaliste, ku format e reklamës janë studjuar me zellin dhe serizoitetin më të përkushtuar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Në krye të ushtarëve të vdekur, ai humbet, gjithashtu, çdo lloj ekzistence. Lufta e pavetëdijshme e njeriut për të mos e lënë veten që, në një mënyrë a një tjetër, të përthithet apo të gllabërohet nga kufomat që zhvarros, që të mos shndërrohet në gjeneral ushtrie të vdekur, siç e ka cilësuar autori, përbën një nga linjat vepruese më dramatike të librit. Gjithsesi, vlen të përmendet se Ismail Kadareja nuk e drejton asnjëherë romanin e tij në anën e përmasës fantastike dhe se konflikti i brendshëm i heroit të tij, njësoj si dhe angushtia e tij janë krejtësisht logjike, edhe pse e shohim...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Hetuesi vështroi një grimë kohe shënimet. - Është fjala për një vajzë të re, - tha me zë të qetë, por tepër të ngadaltë. Aha, ia bëri me vete. Qenkësh tjetra. Salla e teatrit, me kadifenë e kuqe të ndenjëseve, heshtjen e spektatorëve, pastaj duartrokitjet e zgjatura në fund, bashkë me britmat “autori, autori”, nuk do të pësonin gjë. Ishte tjetra që do të binte. Si në zbardhje të vetëtimës vetuan të bëra lëmsh vija ndarëse e gjinjve, pastaj lotët që s'kuptoheshin pse. Sikur ta dinte që diçka nuk shkonte, mendoi gjithë sëmbim. Që gjithsesi do të dilte keq. Hetuesi, pas pyetjes, “e njihni, pra...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...patën kaluar - ura, rruga Egnatia", Ujana e Keqe rishfaqen në romane të tjera; baza e Orikumit ridel në tekste të tjera me emrin Pasha-Liman. Jemi në zemër të universit të Kadaresë, në një epokë kur masat janë të manipuluara, legjendat të shtëna përsëri në punë. Konflikteve që lindin, autori i kundërvë urtinë e Gjonit, i kthjellët, i vetëdijshëm për rrezikun e vërtetë që po vjen. Perandoria otomane, simbolizohet në kreun e fundit nga hëna, metaforë e rritjes islamike. Është mbjellë dekori për romanet e ardhshme për periudhën otomane, me anë të kësaj pyetjeje: "Si do të kthehesh ti...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
aktor:

aktór,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan një rol në teatër a në film: aktorët e Teatrit Kombëtar. 2. fig. ai që luan një rol të rëndësishëm në një ngjarje.

artor:

artór,-i m. sh.-ë(t) arar.

tutor:

tutór,-i m. sh. -ë(t) 1. drejt. ai që është ngarkuar me ligj që të kujdeset për një të mitur etj.; kujdestar. 2. keq. ai që kujdeset në mënyrë të tepruar për dikë dhe ia ndrydh lirinë e mendimit e të veprimit.

autore:

autór,-e, -ja f. sh. -e(t).

auto:

auto-I fjalëform. libr. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “që lidhet me automobilat a me automjetet, i automobilave a i automjeteve” (p.sh. autokinema, autokolonë, autotransport, autovinç etj.).