Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autoqefal
autoqefal:

autoqefál,-e mb. i pavarur: kishë autoqefale (fet.) kishë që nuk varet nga Patrikana e Stambollit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...katolik në viset e Dardanisë së vjetër (Kosovë), të banuara kryesisht nga popullsi shqiptare, përkon me kalimin e tyre dhe të Dioklesë (Gentës) nga sundimi bizantin nën pushtimin e shtetit serb të Rashës. Politika kishtare e mbretërore serbe synonte që kisha ortodokse serbe, qysh prej vitit 1219 autoqefale, të zinte në këto hapësira vendin e Kishës së Konstandinopojës. Themelimi dhe kthimi në ritin serb i një sërë manastiresh e kishash në Kosovë, Maqedoni e në Diokle (Gentë), si dhe zhvendosja në Pejë e selisë së Patriarkatit serb i shërbenin pikërisht këtij qëllimi. Megjithatë, të ndodhur nën...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autoqefali:

autoqefalí,-a f. fet. pavarësi: autoqefalia e kishës ortodokse.