Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autonomist
autonomist:

autonomíst,-e mb. që kërkon autonomi: lëvizje autonomiste.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tillë. Është jashtë çdo dyshimi se lëvizjet e kishës së Arbrit përcaktoheshin në një masë të madhe nga vullneti politik i krerëve të Arbrit. Orientimi i ri i kishës së Arbrit nga Roma katolike, si dhe organizimi i saj i pavarur nga qendrat fqinje, i përgjigjej drejtimit të ri properëndimor e autonomist të politikës së tyre. Akti i fundit i këtij orientimi ishte edhe braktisja e ritit ortodoks dhe konvertimi në katolicizëm nga vetë krerët e Principatës së Arbrit. Një hap i tillë u ndërmor në vitin 1208 nga princi Dhimitër. Në një letër për papën Inocenti III, Dhimitri i shfaqte kreut të kishës...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autonomi:

autonomí,-a f. 1. e drejta e një vendi a e një krahine për t’u vetëqeverisur, brenda sistemit të administrimit të një shteti më të madh; vetëqeverisje: autonomi vendore. 2. libr. mundësia për të punuar a për të vepruar i pavarur: autonomia e universiteteve.