Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autonomi
autonomi:

autonomí,-a f. 1. e drejta e një vendi a e një krahine për t’u vetëqeverisur, brenda sistemit të administrimit të një shteti më të madh; vetëqeverisje: autonomi vendore. 2. libr. mundësia për të punuar a për të vepruar i pavarur: autonomia e universiteteve.

Sinonime / Të përafërta:
vetëqeverisje
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shteti përbëhej nga disa koinone të organizuara mbi bazën e federatizmit. Veprimtari e rëndësishme e qyteteve ishte emetimi i monedhave. Skodra, Lisi, Bylisi, presin monedhat e tyre në emër të bashkësive qytetare, gjë që dëshmon jo vetëm për fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve, por edhe për një autonomi politike që ato gëzonin në kuadrin e shtetit ilir. Simbolet e monedhave të tyre hedhin dritë, mbase edhe mbi karakterin e pushtetit politik në këto qytete. Pasqyrimi i anijes në monedhat e Skodrës ka mundësi të përfaqësojë një shenjë për tregtinë detare që zhvillonte qyteti dhe të jetë, në këtë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autonom:

autonóm,-e mb. që ka autonomi; i pavarur: republikë (krahinë) autonome.

agronomi:

agronomí,-a f. shkenca për ligjet e punimit të tokës dhe të prodhimit bujqësor.

antonimi:

antonimí,-a f. gjuh. dukuria e antonimeve në gjuhë; të qenët antonim me një tjetër: antonimi leksikore.

astronomi:

astronomí,-a f. shkenca për trupat qiellorë.

autonomist:

autonomíst,-e mb. që kërkon autonomi: lëvizje autonomiste.