Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autonom
autonom:

autonóm,-e mb. që ka autonomi; i pavarur: republikë (krahinë) autonome.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mbret dardan, sot është zhvleftësuar duke i lënë vend mendimit se në rastin konkret kemi të bëjmë me një sundimtar të shtetit ilir. Figura dhe veprimtaria e tij bëhet më e qartë nëpërmjet një monedhe të Dyrrahut. Kjo është një tridrahme, e cila mban simbolet e njohura të tridrahmes së mëparshme autonome të Dyrrahut; në faqe ka një lopë duke e pirë viçi, në shpinë një katror të mbushur me zbukurime lineare; ndryshe prej së parës monedha e re ka një peshë më të vogël (10,3-10,5 gr. në vend të 10,4-11,5 gr.) dhe krahas legjendës ????? apo ??? ka edhe emrin e mbretit (??S???OS ?????????) dhe një...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autonomi:

autonomí,-a f. 1. e drejta e një vendi a e një krahine për t’u vetëqeverisur, brenda sistemit të administrimit të një shteti më të madh; vetëqeverisje: autonomi vendore. 2. libr. mundësia për të punuar a për të vepruar i pavarur: autonomia e universiteteve.

agronom:

agronóm,-i m. sh. -ë(t) specialist në agronomi.

antonim:

antoním,-i m. sh. -e(t) gjuh. fjalë a shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër.

astronom:

astronóm,-i m. sh. -ë(t) specialist në astronomi.

autobot:

autobót,-i m. sh. -e(t) automjet i pajisur me një fuçi të madhe për të mbartur ujë, naftë e lëngje të tjera.