Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës automobilistik
automobilistik:

automobilistík,-e mb. që lidhet me automobilat, i automobilave; që bëhet me automobila: rrugë automobilistike; transport automobilistik.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...truall i vështirë dhe vazhdimisht bënte mot i keq. PJESA E PARË KREU I PARË Mbi token e huaj binte shi përzier me dëborë. Sqota kishte qullur betonin e pistës së aeroportit, ndërtesat, rojat. Ajo lagte fushën dhe brigjet dhe shkëlqente mbi asfaltin e zi të udhës automobilistike. Sikur të mos ishte fillimi i vjeshtës, çdo njeriu tjetër, perveç gjeneralit të porsaardhur, do t’i dukej ky shi monoton një përkim i trishtuar. Ai po vinte në Shqipëri, nga një shtet i huaj, për tërheqjen e eshtrave të ushtarëve të vrarë këtu në luftën e fundit botërore. Bisedimet midis...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
automobilist:

automobilíst,-i m. sh. -ë(t) sport. pjesëmarrës në gara me automobila.