Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës automat
automat:

automát,-i m. sh. -ë(t) 1. tek. makinë ose aparat që punon vetë, pa njeri. 2. fig. ai që vepron në mënyrë automatike, pa u menduar ose pa vetëdije.

Të ngjashme:
autobot:

autobót,-i m. sh. -e(t) automjet i pajisur me një fuçi të madhe për të mbartur ujë, naftë e lëngje të tjera.

autokrat:

autokrát,-i m. sh. -ë(t) libr. sundimtar absolut.

automatik:

automatík,-e mb. 1. tek. që punon vetë, pa njeri, si automat. 2. fig. që bëhet pa u menduar ose pa vetëdije, i vetvetishëm: veprim automatik. 3. usht. që mund t’i qitë predhat pa ndërprerje: armë (pushkë) automatike.

automjet:

automjét,-i m. sh. -e(t) mjet me motor për mbartje udhëtarësh e mallrash në rrugë tokësore; automobil, makinë: qarkullimi (kontrolli) i automjeteve.

automatik:

automatík,-u m. sh. -ë(t) pushkë automatike.