Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autokton
autokton:

autoktón,-e mb., edhe si em., libr. vendës, anas, rrënjës: popullsi autoktone; bimë autoktone.

Sinonime / Të përafërta:
vendës
rrënjës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...lexuesin e mjedisit të vet. Mediokritetet e këtilla, zakonisht, i imitojnë format kompozicionale, teknikën e shprehjes, simbolet, metaforat, veçmas alegoritë, pikëpamjet, disponimet, sëmundjet nervore, apatitë dhe, përgjithësisht, inovacionet e shkrimtarëve të huaj. Mediokritetet, shpesh, përmbajtjen autoktone, të biberosur me biberin e thesarit popullor, e veshin në rrobet letrare të shkrimtarëve të huaj, që do të thotë se personazheve autoktonë ju presin rrobe allafranga. Nuk është e çuditshme, prandaj, pse shumica e personazheve të mediokriteteve, edhe kur kanë emra nacionalë, veprojnë, mendojnë, sëmuren...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...kulturat bashkëkohëse të vendeve fqinje, si me kulturën Crnobuki-Shuplevac të Pelagonisë, me kulturën Rahmani të Thesalisë dhe me kulturat egjeane të bronzit të hershëm. Të dhënat e deriatëhershme dëshmojnë kështu se kultura neolitike në vendin tonë zhvillohet pa ndonjë ndërprerje dhe mbi një bazë autoktone. Njohuritë e deritanishme nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar se cilët ishin përfaqësuesit e grupeve apo të komplekseve më të gjera etnokulturore ballkanike të kësaj kohe. Mendimet e ndryshme sipas të cilave këto mund të kenë qenë ose jo popullsi indoevropiane mbeten ende të diskutueshme...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autoktoni:

autoktoní,-a f. libr. të qenët autokton: autoktonia e shqiptarëve.