Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autokritikë
autokritikë:

autokritík/ë,-a f. vetëkritikë: bëj autokritikë.

autokritik:

autokritík,-e mb. vetëkritik: qëndrim autokritik.

Sinonime / Të përafërta:
vetëkritikë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tha tjetri me zë të ulët. - Ajo çështje është ende në hetim. Mos u gdhifsh, tha me vete Rudiani, pa qenë i sigurt se latinishtja mund ta kishte mënyrën dëshirore të foljes. Rudiani e ndiqte me sy të vëmendshëm, por kurrsesi nuk ishte i bindur se fytyra po i zbutej disi. Kishte bërë dy herë autokritikë për gjaknxehtësi, vitin e shkuar, dhe nuk do të donte të kishte herë të tretë. - Sa për vetëvrasjen, është e vërtetë se ashtu u gjykua në fillim, por nga shqyrtimi i dosjes doli se ajo nuk kishte lidhje me dyshimet politike. Arsyet ishin intime. Aha, mendoi Rudiani. Ja ç'e kishte shkaktuar...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
autokratik:

autokratík,-e mb. libr. që lidhet me autokracinë, i autokracisë; që mbështetet në autokraci: pushtet autokratik.