Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autokratik
autokratik:

autokratík,-e mb. libr. që lidhet me autokracinë, i autokracisë; që mbështetet në autokraci: pushtet autokratik.

Të ngjashme:
autokritik:

autokritík,-e mb. vetëkritik: qëndrim autokritik.

autokritikë:

autokritík/ë,-a f. vetëkritikë: bëj autokritikë.

burokratik:

burokratík,-e mb. që lidhet me burokracinë a me burokratizmin, që vuan nga burokratizmi; që lidhet me burokratët, që është veti e tyre: qëndrim burokratik; zvarritje burokratike.

autokraci:

autokrací,-a f. libr. sistem qeverisjeje e një sundimtari absolut; absolutizëm.

automatik:

automatík,-e mb. 1. tek. që punon vetë, pa njeri, si automat. 2. fig. që bëhet pa u menduar ose pa vetëdije, i vetvetishëm: veprim automatik. 3. usht. që mund t’i qitë predhat pa ndërprerje: armë (pushkë) automatike.