Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës autokrat
autokrat:

autokrát,-i m. sh. -ë(t) libr. sundimtar absolut.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...pasuan, Teodor Engjëlli i zhvendosi veprimet luftarake në lindje. Këtu ai mori njërën pas tjetrës kështjellat e Ohrit, të Përlepit, të Pelagonisë (Manastir) etj.. Por objektivi kryesor ishte Selaniku, të cilin Teodori ua shkëputi baronëve lombardë në vitin 1224. Këtu ai u kurorëzua « perandor e autokrat i bizantinëve » nga kryepeshkopi i fuqishëm i Ohrit, Dhimitër Komatiani. Selaniku u bë qendra e re ku u zhvendos Teodori e oborri i tij. Qeverisjen e zotërimeve shqiptare Teodori ia besoi të vëllait, Konstandinit, të cilit i akordoi titullin despot. Duke ndjekur shembullin e perandorëve të ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
autokrate:

autokrát,-e, -ja f. sh. -e(t).

autograf:

autográf,-i m. sh. -e(t) nënshkrim i një njeriu, që ia jep dikujt në veprën e vet, në një fotografi etj.

autokraci:

autokrací,-a f. libr. sistem qeverisjeje e një sundimtari absolut; absolutizëm.

autokratik:

autokratík,-e mb. libr. që lidhet me autokracinë, i autokracisë; që mbështetet në autokraci: pushtet autokratik.

burokrat:

burokrát,-i m. sh. -ë(t) 1. nëpunës që qeveris a drejton me metoda burokratike.